Ish fituesi i Big Brother, Iliri Shaqiri ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” dhe nuk mund të mos pyetej për banorët e këtij edicioni të “lshtepise me te famshme.
I pyetur për Luizin, Shaqiri tha: “Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”.
Ndërsa për Oltën, Iliri Shaqiri tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj”.
Ish-fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP, është pyetur se kush del këtë të shtunë, në nominimin ‘kokë më kokë’ midis Oltës dhe Kiarës.
“Nuk do të kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do të kishte pa Luizin ose Oltën”, tha Shaqiri.












