Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrin e kryeparlamentarit të ri.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se Niko Peleshi do të jetë në krye të Kuvendit për legjislaturën e re, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Rama nuk kurseu elozhet për Peleshin të cilin e etiketoi si shembull për të drejtuar Parlamentin në mënyrë të paanshme dhe profesionale.
Ndërkohë që nënkryetare e Parlamentit do të jetë, Klodiana Spahiu, deputetja e Durrësit.
“Besoj se pas kaq vitesh eksperiencë dhe për profilin e respektuar gjerësisht, Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë….Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur e Kuvendit”, tha Rama.












