Saturday, October 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush është Klodiana Spahiu, deputetja “fiton” besimin e Ramës, bëhet ministre e re e Shëndetësisë

by Rilindje
03/09/2026
in AKTUALITET
Kush është Klodiana Spahiu, deputetja “fiton” besimin e Ramës, bëhet ministre e re e Shëndetësisë

Emërimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Kryeministria. Deputetja me një karrierë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë pjesë e kabinetit të ri “Rama 4”, duke marrë drejtimin e një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.

Pas largimit të mjekes dhe preofesoreshës Evis Sala, drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pritet ta marrë një tjetër profesioniste e fushës së mjekësisë, këtë herë me një profil të gjatë si në sistemin shëndetësor, ashtu edhe në politikë.

Por kush është Klodiana Spahiu?

Spahiu është mjeke kardiologe dhe ka një karrierë të gjatë profesionale, akademike dhe politike. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, në degën “Mjekësi e Përgjithshme”, në vitin 1997. Një vit më pas nisi specializimin në kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, të cilin e përfundoi në vitin 2002.

Gjatë karrierës së saj, ajo është specializuar edhe në disa prej fushave më të rëndësishme të kardiologjisë. Në Itali ka kryer trajnime në kardiologjinë joinvazive, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG-në dhe eko-dopplerin e karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë “Agostino Gemelli”, në Romë.

Formimi i saj profesional është zgjeruar më tej me studimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë, në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, ndërsa në vitin 2005 ka kryer specializim në kardiologjinë invazive, kateterizimin dhe koronarografinë e zemrës pranë spitalit “Santa Chiara” në Pisa.

Përvojës së saj si mjeke iu shtua edhe ajo në fushën e menaxhimit shëndetësor. Në vitet 2012-2014, Spahiu ka përfunduar masterin profesional në menaxhim shëndetësor, një formim që lidhet drejtpërdrejt me administrimin dhe drejtimin e strukturave të sistemit shëndetësor.

Në karrierën e saj profesionale, ajo ka ushtruar detyrën e mjekes në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT. Gjithashtu, gjatë viteve 2003-2009 ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në Spitalin e Durrësit, institucion të cilin më pas e ka drejtuar edhe si drejtoreshë.

Krahas mjekësisë, Spahiu ka një përvojë të gjatë edhe në akademi. Në vitet 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2006 ka qenë pedagoge e jashtme e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, në Tiranë.

Formimi i saj akademik kulmon me titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”. Sakaq në zgjedhjet e vjetshme ajo arriti të siguronte sërish vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që me “bekimin” e kryeministrit Rama mbajti për një vit rresht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

NGA KATEGORIA

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…
AKTUALITET

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

09/10/2026
Stuhia “mbërthen” Shqipërinë/ Mbrojtja Civile ngre “alarmin”: Ja kush qytete rrezikojnë…
AKTUALITET

Stuhia “mbërthen” Shqipërinë/ Mbrojtja Civile ngre “alarmin”: Ja kush qytete rrezikojnë…

08/10/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi merr vendim që…

08/10/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…

07/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…

07/10/2026
Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…
AKTUALITET

Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

06/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…
POLITIKË

Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…

10/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

Takimi që ndryshoi votën e Erion Braçes, çfarë u diskutua me Ramën? Mbase i premtoi…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Mbyllet votimi për Berishën, ja rezultatet në qytetet e jugut…
POLITIKË

Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

09/10/2026
Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…
AKTUALITET

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

09/10/2026
Rama merr “sinjalin” pozitiv/ Kush vjen nga Bashkimi Europian në fund të shtatorit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama jep lajmin FANATASTIK: Nis numërimi mbrapsht, Shqipëria…

09/10/2026
“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…
BOTA

“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…

09/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!