Monday, October 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

by Rilindje
20/08/2026
in TË TJERA
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

Prodhimi i frutave përbën një nga kategoritë më të rëndësishme të sektorit bujqësor, duke zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin vendas dhe në konsumin e përditshëm të qytetarëve. Por cilat janë bashkitë që kryesojnë në prodhimin e llojeve të ndryshme të frutave?

Për të analizuar këtë tregues,” Scan Intel”ka marrë në konsideratë të dhënat e INSTAT mbi prodhimet bujqësore. Të dhënat pasqyrojnë prodhimin për vitin 2025, të ndara sipas bashkive.

Korça vijon të mbajë rekordin për prodhimin e mollëve, me rreth 17.7 mijë ton, e ndjekur nga bashkia e Maliqit, me rreth 17.2 mijë ton. Në vendin e tretë renditet Devolli, ku prodhimi i mollëve arrin në gati 13 mijë ton. Në anën tjetër, në disa bashki prodhimi i mollëve është shumë më i kufizuar, veçanërisht në bashki më të vogla si Libohova, Dropulli dhe Saranda.

Sa i përket kumbullës, Elbasani kryeson prodhimin në vitin 2025, me 2,513 ton, duke u renditur i pari ndër bashkitë e vendit. Pas tij vijnë Pogradeci me 1,546 ton dhe Kruja me 1,512 ton, ndërsa prodhime të konsiderueshme raportohen edhe në Fier, Lushnjë dhe Cërrik.

Elbasani kryeson sërish edhe në prodhimin e qershive, me 2,868 ton, duke u shkëputur ndjeshëm nga bashkitë e tjera. Në vend të dytë renditet Pogradeci me 1,504 ton, ndërsa Berati zë vendin e tretë me 1,101 ton.Në skajin tjetër të renditjes qëndron Saranda, e cila raporton prodhimin më të ulët të qershive, ndërsa për disa bashki të tjera nuk ka të dhëna të raportuara.

Për fiqtë, Berati kryeson bindshëm renditjen në vend, me 5,438 ton të prodhuara gjatë vitit 2025. Pas tij renditet Shkodra me 1,708 ton, e ndjekur nga Elbasani me 1,346 ton dhe Fieri me 1,146 ton. Ndër bashkitë me prodhim të konsiderueshëm janë edhe Tirana dhe Lushnja, ndërsa në bashki të tjera prodhimi është në nivele më të ulëta.

Ndërsa për nektarinat dhe pjeshkët, kryeson Lushnja, me një prodhim prej 4,725 ton. Pas saj renditen Peqini me 2,756 ton, Fieri me 2,717 ton dhe Elbasani me 2,354 ton. Prodhim të konsiderueshëm kanë edhe Cërriku, Rrogozhina dhe Kuçova, ndërsa në pjesën tjetër të vendit prodhimi paraqitet më i shpërndarë dhe me diferenca të dukshme mes bashkive.

Tags: frutaja renditja...Kush është qyteti i vendit që prodhon më shumë fruta në ShqipëriVendi

NGA KATEGORIA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…
TË TJERA

Protesta “paralizon” Tiranën/ 3 personalite të larta! Kush i shkon në zyrë Presidentit Begaj…

21/10/2026
Gjimnazistët gati për “luftë”, shkatërrojnë gjithçka tek Pazari i Ri, asnjë efektiv në rrugë
TË TJERA

Studentët i sfiduan me “unfollow”, si VIP-at shqiptarë u frikësuan dhe reaguan me shpejtësi: Po na…

19/10/2026
ANALIZA/ Armand Shkullaku: Kush po e çon vendin drejt përplasjes civile
TË TJERA

ANALIZA/ Armand Shkullaku: Kush po e çon vendin drejt përplasjes civile

19/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

A po vjen kthesa e madhe në protestën e studentëve? Blendi Klosi zbulon kushtin e Ramës…
EDI RAMA

A po vjen kthesa e madhe në protestën e studentëve? Blendi Klosi zbulon kushtin e Ramës…

25/10/2026
“Rritet çmimi”/ 8 Euro për traun e Rrugës së Kombit? Ministri tregon të VËRTETËN…
AKTUALITET

“Rritet çmimi”/ 8 Euro për traun e Rrugës së Kombit? Ministri tregon të VËRTETËN…

25/10/2026
Tirana nën “luftë”/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama të hënën niset drejt…
EDI RAMA

Kryeministri nuk duron më! Rama ZBULON kush qëndron pas protestuesve…

25/10/2026
U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…
AKTUALITET

U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…

25/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

Kryeministri Rama i shpall “luftë” protestuesve: Burg kush bën këtë gjë…

25/10/2026
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Po “digjet” Tirana/ Edi Rama reagon fort për “dorëheqjen”: Kush më detyron…

25/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!