Përkujtojmë sot 29 nëntorin, 80 vjetorin e çlirimit të atdheut. Në këtë ditë historike, Kryeministri Edi Rama kreu homazhet e tij në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve për liri.
Kryeministri, së bashku me krerë të tjerë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
I pranishëm ishte edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Sot me aktivitete përkujtimore e tematike shënohet 29 Nëntori, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.












