Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi.
Policia njofton se rreth orës 08:40, katër automjete janë përfshirë në një përplasje të dyshuar si pasojë e lagështirës në rrugë. Mjetet drejtoheshin nga shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Nga aksidenti janë lënduar drejtuesi H.H. dhe pasagjerja I.L., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.












