Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shupenzë-Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës për trajtim mjekësor.
Sipas mjekëve, te plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aksidenti ka shkaktuar bllokime të përkohshme në rrugë, por tashmë qarkullimi është normalizuar.












