Këngëtarja Enca Haxhia është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Burimet zyrtare thanë se efektivët e Komisariatit nr. 1 ushtruan kontroll në banesën e shtetases Ruenca Haxhiaj, 27 vjeçe, ku në ballkon u gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.
Pas arrestimit në banesën e saj në zonën e Saukut, këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese dhe se lëndën narkotike e ka për përdorim vetjak.
Bashkë me të renë sipas policisë, gjatë operacionit të koduar me emrin “Balcony”, është ndaluar edhe partneri i Encës.