GJKKO ka marrë vendim për të rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Vendimi për rrëzimin e kërkesës te Sali Berishes u mor nga gjyqtarja, Flora Hajredinaj, ndersa sot pritet të jepet masa e re e sigurisë për ish-kryeministrin.
Seanca për Sali Berisha është zvarritur prej dy ditësh. Trupa gjykuese u mblodh ditën e sotme në orën 10:00, por GJKKO vendosi shtyrjen e saj me 5 orë, pra seanca nisi në orën 15:00. Shtyja u bë me argumentin që dy avokatet e caktuara nga shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin të kenë mundësi të njihen me dosjen.
Pas zëvendësimit të Artan Simonit, u caktuan dy avokate shtetit për Berishën, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Sot jemi në pritje të vendimit të GJKKO-së per masen ndaj Berishes i cili akuzohet per ‘korrupsion pasiv’ në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizanit”.












