Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi se sot do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe sot mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj në Polici”, tha Ervin Salianji.
Kujtojmë se, këtë të enjte Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e disa viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”.












