Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së këngëtarit ka qenë arresti kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Ende s’ka detaje lidhur me ndarjen papritur nga jeta të artistit, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shokuar fansat e këngëtarit.
Karriera e artistit nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.












