Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ka kryer disa analiza mjekësore.
Erion Veliaj u dërgua në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë 6 muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore.
Pas trajtimit ne spital, Veliaj mësohet se është rikthyer serish ne paraburgimin e Durresit.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’.












