Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 21 personat e arrestuar gjatë incidenteve të regjistruara në protestën e zhvilluar para Kuvendit të enjten.
Mësohet se Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest shtëpie”.
Sipas vendimit të marrë nga Gjykata, në masën detyrim paraqitjeje janë lënë 12 persona, 2 prej tyre në arrest shtëpie ndërsa për 5 protestues nuk është dhënë asnjë masë sigurie.












