Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Beqaj kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme, duke i lënë një masë më të butë dënimi. Sipas avokatëve të Ilir Beqajt, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese kaq të rëndë.
Në kërkesën tyre avokatët e Ilir Beqes pretendojnë se nuk ka rrezik që ish ministri i Shëndetësisë dhe ish kreu i SASPAC që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.
Kujtojmë se Ilir Beqaj gjatë seancës së kaluar gjyqësore ka ofruar garanci pasurore rreth 50 milionë lekë të vjetra për t’u liruar nga qelia, por kjo kërkesë është refuzuar nga GJKKO.












