Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.4 të Shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në territorin shqiptar.
Epiqendra e tërmetit ishte 8 km nga Lezha dhe 60 km nga Durrësi, me një thellësi 10 km.
Lëkundja është ndier në disa zona në qarqet mes Lezhës dhe Shkodrës. Për shkak se lëkundjet ishin të lehta, nuk raportohet për njerëz të lënduar, madje as dëme materiale.