Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të Policisë së Shtetit.
Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në këtë post Petrit Halën. Ky i fundit do të emërohet në Librazhd.
Ndryshime ka pasur edhe në rrethe, si dhe në policitë kufitare. Arben Caka do të jetë drejtor kufiri në Durrës.
Bled Rreshka shkon tek komisariati numër 3 nga sektori i vrasjeve në Elbasan. Petrit Hala nga komisariati nr.1 në komisariatin e Librazhdit. Sali Skura shkon tek komisariati nr.4












