Në Vlorë deri më tani janë numëruar 66 kuti votimi nga 231 në total.
Rezultati dominohet bindshëm nga Brunilda Mersini, kandidate e Partisë Socialiste dhe ish-deputete e Kuvendit.
Mersini deri më tani ka arritur të sigurojë 4520 vota, duke lënë pas me 3859 vota Dionis Sotën, kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike. Ky i fundit ka marrë deri më tani 661 vota ndërsa Gjergji Nika 523.
Me rezultat po kaq të thellë, Partia Socialiste kryeson dhe në Bashkinë e Tepelenës. Gramos Sako i Partisë Socialiste, udhëheq garën me 639 vota, me një diferencë nga kandidati i pavarur Gabriel Guma 543 vota. Guma deri më tani numëron vetëm 96 vota.
Deri më tani në Bashkinë e Tepelenës, janë numëruar 4 kuti votimi nga 21 në total. Vlora dhe Tepelena njihen si bastione historike të udhëhequra nga Partia Socialiste.












