Ish-kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë dhe kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 63-vjeçare.
Policia bën me dije se Arben Tafaj ka humbur jetën pasi në mënyrë aksidentale ka rënë nga lartësia prej 10 metrash nga banesa e tij në Rrugën e Dajtit.
Në profilin e Arben Tafajt në rrjetet sociale, familjarët kanë publikuar një njoftim ku konfirmojnë ndarjen e tij nga jeta.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj! Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00”, thuhet në njoftim.