Partia Socialiste ka caktuar datën 14 nëntor për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Kjo lëvizje vjen në një moment kur përplasja mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryeministrit Edi Rama ka marrë vëmendje të madhe publike.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi çështjet që pritet të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë sê PS. Megjithatë, në mbledhjet e mëparshme të Asamblesë janë bërë ndryshime të rëndësishme në Partinë Socialiste por edhe kabinetin qeveritar.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare zhvillohet gjithashtu në një kohë kur vendi po përballet me protesta të qytetarëve dhe studentëve, të cilat janë shoqëruar me dhune dhe shkatërrime të institucioneve.












