Qeveri Rama ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 Maj të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës shtetërore.
Ky vendim i papritur i Këshillit të Ministrave ka ardhur për shkak se në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe shumë rrugë kryesore do të jenë të bllokuara.
Institucionet shtetërore që janë pushim e kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.
Nga vendimi përjashtohen Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
Sipas vendimit, dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.












