Në orët e pasdites të së shtunës kanë filluar reshje të dendura dëbore ndërsa prej orës 16:00 është bllokuar aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë.
Kjo situatë e rëndë ka ardhur pasi firmat kontraktore maqedonse nuk po punojnë për normalizimin e situatës ndërsa të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.
Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet shqiptare doganore të cilët kanë patur kontakte me policinë e Maqedonise se Veriut por ndërkohë situata vijon të jetë e njejtë dhe mjetet janë të bllokuara në rrugë.












