Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka dhënë dorëheqjen mesditën e kësaj të mërkure.
Nga burimet për mediat thuhet se ministrja e cila u bë pjesë e kabinetit të Ramës një vit më parë, ka vendosur që të largohet nga ky post.
Mësohet se letra e dorëheqjes i është dorëzuar vetë kryeministrit Edi Rama personalisht nga Sala, gjatë një mbledhje të mbajtur këtë të mërkurë në ambientet e Vilës së Kuqe.
Deri më tani, nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së ministres. Sala, e cila është mjeke dhe pedagoge universitare, mori detyrën në shtator 2025, kur u prezantua zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama.
E diplomuar në Universitetin e Tiranës, Evis Sala ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në disa prej institucioneve më prestigjioze në botë, mes tyre Universiteti i Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Policlinico Gemelli në Romë.













