Friday, September 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

LAJM I KEQ/ “Çmenden” çmimet e banesave: Ja zonat më të shtrenjta dhe më të lira…

by Rilindje
10/08/2026
in AKTUALITET
LAJM I KEQ/ “Çmenden” çmimet e banesave: Ja zonat më të shtrenjta dhe më të lira…

Qiratë e apartamenteve në Tiranë janë rritur ndjeshëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, me apartamente 1+1 që kushtojnë mesatarisht 590 euro dhe 2+1 rreth 954 euro në muaj.

Rritja, veçanërisht për apartamentet 2+1, lidhet me kërkesën e lartë, ofertën e kufizuar, qiratë ditore dhe shtimin e të huajve që kërkojnë banesa në kryeqytet.

Të marrësh një shtëpi me qira në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se një apartament 1+1 kushton mesatarisht rreth 590 euro në muaj, ndërsa për një 2+1 qiraja arrin në 954 euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista ekonomike “Monitor”, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 është rritur me 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Për apartamentet 2+1, rritja është shumë më e fortë, rreth 26%.

Çmimet më të larta regjistrohen në zonat qendrore. Pranë stadiumit “Air Albania”, një apartament 1+1 kushton mesatarisht 800 euro në muaj, ndërsa në ish-Bllok rreth 700 euro.

Edhe zonat periferike nuk i kanë shpëtuar shtrenjtimit. Në Astir, qiraja mesatare për një apartament 1+1 ka arritur në 550 euro, ndërsa në Zogun e Zi në 620 euro.

Për apartamentet 2+1, situata është edhe më e rëndë. Në zonat pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, qiraja mesatare arrin në 1 500 euro në muaj. Në Myslym Shyri shkon në 1 400 euro, ndërsa në Rrugën e Elbasanit në 1 250 euro.

Ekspertët e tregut imobiliar e lidhin këtë rritje me kërkesën e lartë, ofertën e kufizuar, zgjerimin e qirave ditore dhe rritjen e numrit të të huajve që kërkojnë banesa në Tiranë.

Ndërkohë, sipas INSTAT, çmimet e qirave kanë vijuar tendencën rritëse edhe gjatë vitit 2026.

Me këto ritme, për shumë familje dhe të rinj shqiptarë, sidomos ata me të ardhura mesatare, një apartament me qira në Tiranë po shndërrohet nga një nevojë bazë në një kosto gjithnjë e më të vështirë për t’u përballuar.

Tags: Banesa me qiraCmimetQeveriaramaShtepi me qira ditoreTirane

NGA KATEGORIA

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Shuhet profesori! Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar…

11/09/2026
Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…
AKTUALITET

Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…

10/09/2026
Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…
AKTUALITET

Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…

10/09/2026
Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë/ Projekti 21 mln euro që ndryshon gjithçka…
AKTUALITET

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë/ Projekti 21 mln euro që ndryshon gjithçka…

09/09/2026
Qëlloi me vezë automjetin e deputetes, kush është i arrestuari i vetëm nga protesta (EMRI)
AKTUALITET

Qëlloi me vezë automjetin e deputetes, kush është i arrestuari i vetëm nga protesta (EMRI)

09/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Lëkundjet e tërmetit “zgjojnë” Shqipërinë që në mëngjes, ja magnituda dhe epiqendra…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Lëkundjet e tërmetit “zgjojnë” Shqipërinë që në mëngjes, ja magnituda dhe epiqendra…

08/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Shuhet profesori! Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar…

11/09/2026
Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026
Kush ishte? Rama flet për ish-bashkëpunëtorin e tij: Kishte dyshime për…
EDI RAMA

Kush ishte? Rama flet për ish-bashkëpunëtorin e tij: Kishte dyshime për…

11/09/2026
Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit…
POLITIKË

Dalin EMRAT/ Kush janë deputetët socialistë që “refuzuan” urdhrin e Edi Ramës…

11/09/2026
Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…
POLITIKË

Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…

11/09/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

11/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!