Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë dhënë fund diskutimeve mes tyre, duke u pajtuar. Ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre.
Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje. Nga ana tjetër, këngëtari i bëri premtimin e bukur moderatores duke i thënë se “nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar dhe nuk do ta merzitë kurrë më“.
Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës dhe janë përfshirë nga debate të ashpra me njëri-tjetrin.












