Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punonjës. “Ligji i ri” do t’i përgjigjet nevojave dinamike të tregut të punës, e një prej tyre është “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar”, që nis të zbatohet që nga janari i vitit të ri 2024.
“Nëse ti ke një një profesion për të cilin Gjermania ka nevojë (arsim profesional), të lihet menjëherë takimi në Ambasadë dhe procedura e vizës është shumë e shpejtë.
Ligji parashikon edhe “Kartën Blu” sipas të cilës një punonjës mund të udhëtojë për Gjermani dhe ka të drejtë nëpërmjet “Kartës Blu” të qëndrojë atje deri në 1 vit. Brenda kësaj periudhe ka të drejtë të punojë 20 orë në javë, pra një punë part-time. Por në momentin që gjen një punë fikse, me kohë të plotë, procedurat për lejen e qëndrimit bëhen në Gjermani.
Ky ligj është lajm i mirë për Gjermaninë, por është një lajm i keq për Shqipërinë, për tregun tonë të punës. Me këtë ligj Gjermani prek 3 kategoritë kryesore: ku përfshihen punëtorët e pakualifikuar, punonjësit që kanë kualifikim profesional, por edhe punonjësit e kualifikuar, me universitet”- tha Emin Shini, ekspert për punësimin.












