Ushtaraku i Forcave Detare Shqiptare, Eugen Egro është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili thotë se ndarja e parakohshme nga jeta e kapter Egro ka shkaktuar trishtim jo vetëm për familjarët por për të gjithë Forcat e Armatosura shqiptare.
“Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë!”, shkruan ministri Peleshi.
Kapter Eugen Egro ishte një ndër ushtarakët shqiptarë që ka shërbyer në Afganistan dhe është vlerësuar nga Gjenerali amerikan përgjegjës për Misionin e New Jersey.












