Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga shkolla “Ali Xhetani Zenisht”, në Bashkinë e Matit, ku është ndarë nga jeta mësuesja Rudina Selmani.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së dashur, e cila për 35 vite ia kushtoi jetën dhe dijen edukimit dhe formimit të brezave të rinj.
Përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetet sociale, një prej kolegeve të saj ka bërë të ditur se mësuesja Rudina Selmani humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në një moshë ende të re.
Ajo thekson se kjo humbje nuk është thjesht largimi nga jeta i një kolegeje, por i një shoqeje besnike, një punëtoreje të përkushtuar dhe një njeriu të dashur, që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë pranë saj.












