Friday, November 6, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve: Kujdes…

by Rilindje
29/08/2025
in AKTUALITET
LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve: Kujdes…

Tiranë – Policia Rrugore ka bërë një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë fundjavës, duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit, si dhe parashikimet për reshje shiu në disa zona të vendit.

Në njoftimin zyrtar, Policia thekson se shkelje të tilla si drejtimi i mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara apo përdorimi i celularit gjatë drejtimit, përbëjnë rrezik serioz për aksidente dhe pasoja fatale.

● Rekomandimet për drejtuesit e mjeteve përfshijnë:

Tregoni kujdes në rrugët ku mund të ketë prezencë uji për shkak të reshjeve.

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe shmangni sjelljet agresive në rrugë.

Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit; përdorni transportin publik kur është e nevojshme.

Vendosni rripin e sigurimit dhe sigurohuni që edhe pasagjerët ta kenë të vendosur.

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Masat shtesë për përdoruesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave:

Gjatë natës, është e detyrueshme mbajtja e jelekëve reflektues për të qenë të dukshëm në errësirë.

Policia Rrugore bën të ditur se po monitoron të gjitha akset rrugore – urbane, rurale dhe nacionale – përmes mjeteve inteligjente si radarët për matjen e shpejtësisë, dronët dhe alkooltestuesit.

Në rast emergjence, qytetarët mund të telefonojnë në numrin falas 112, ku shërbimet e Policisë do të reagojnë menjëherë.

Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë.

Tags: Motipolicia

NGA KATEGORIA

Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…

06/11/2026
Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…
AKTUALITET

Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…

06/11/2026
Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet

05/11/2026
LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…
AKTUALITET

LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…

13/10/2026
EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…
AKTUALITET

EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…

13/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH
TË TJERA

E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH

06/11/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama i befason me LËVIZJEN e fundit…

06/11/2026
Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…

06/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!