Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës i cili tha se agjentët e BKH-së nuk pranonin që të dorzonin armët në momentin e hyrjes në Kryeministri.
Në një reagim zyrtar, BKH bën me dije se më (20 nëntor 2025), 3 hetues të BKH-së janë paraqitur në ambiemtet e Kryeministrisë për të ekzekutuar vendimin e GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku.
BKH bën me dije se gjatë hyrjes në Këshillin e Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave të institucionit, nuk lejohej hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme.
“Hetuesit janë kërkuar të depozitojnë armët në dollapët e sigurisë të cilët janë të monitoruar me kamera. Pas verifikimit të sigurisë, ata kanë depozituar armët dhe kanë vijuar me veprimet procedurale, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës”, njofton BKH.












