Tuesday, October 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Largohet nga puna/ “Report TV” sqaron të vërtetën: Përse u shkarkua Ilir Babaramo….

by Rilindje
23/03/2026
in TË TJERA
Largohet nga puna/ “Report TV” sqaron të vërtetën: Përse u shkarkua Ilir Babaramo….

Pas një bashkëpunimi mbi 10-vjeçar, gazetari dhe botuesi Ilir Babaramo është larguar nga Report Tv për prishje të marrëdhënies së mirëbesimit.

Gjatë një transmetimi live më datë 22 mars 2026, zoti Babaramo deklaroi dy herë se kolegu i tij në studio, Denis Minga merrte porosi dhe orientim politik nëpërmjet kufjeve, një praktikë që në Report Tv nuk është përdorur kurrë, siç vetë Babaramo mund ta dëshmojë.

Insinuata të tilla cenojnë besimin e publikut ndaj televizionit në të cilin ai punon dhe dëmtojnë imazhin personal dhe profesional të kolegut të tij, gjë që është e papranueshme në një media profesionale, në shkelje të hapur të etikës, Kodit të Punës dhe kontratës.

Për këtë arsye, zotit Babaramo iu komunikua, pas përfundimit të transmetimit live, pezullimi i emisionit të tij të parashikuar për sot, në pritje të një sqarimi të mëtejshëm. Por sot në mëngjes, në portalin e tij, zoti Babaramo (dmth edhe si botues) ka deklaruar se është pushuar nga puna nga Report Tv me argumentin e përsëritur se në Report Tv nuk pranohen sulmet ndaj qeverisë: “Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, përsëriste pa pushim botuesi i televizioni, tregon më tej Babaramo”.

Një akuzë tërësisht e sajuar me sa duket për ta paraqitur veten para publikut si viktimë e shprehjes së lirë. Zoti Babaramo bashkë me publikun e tij në fakt janë dëshmitaret më të mirë të lirisë absolute që ai ka përjetuar jo vetëm në Report Tv, por në çdo media tjetër të drejtuar nga z. Carlo Bollino, me të cilin ka bashkëpunuar për më shumë se 30 vite pa asnjë ankesë. Deklarata të tilla të ulëta e kanë detyruar kompaninë MTSC të ndërpresë marrëdhënien e punës për shkak të punëmarrësit, pasi ka prishur mes të tjerash marrëdhënien e mirëbesimit dhe imazhin e punëdhënësit. Zyra e Burimeve Njerëzore po ndjek procedurat në përputhje me kontratën dhe Kodin e Punës.

Report Tv ndjen për detyrë të sqarojë para publikut të tij se nuk ka punësuar kurrë gazetarë “papagallë”, por profesionistë të lirë, ndërkohë që pavarësia e linjës editoriale vërtetohet çdo ditë nga pluralizmi i opinioneve që janë të pranishme dhe të mirëpritura në çdo emision tonin, një prej të cilave ka qenë deri sot (dhe për tetë vite) edhe ai i zotit Babaramo, dhe kjo pavarësisht nga pëlqyeshmëria e treguar nga publiku dhe niveli i audiencës sepse jemi të vetëdijshëm që edhe pluralizmi ka koston e vet, por gjithmonë në respekt reciprok dhe në mbrojtje të etikës.

NGA KATEGORIA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…
AKTUALITET

Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…

27/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Grijeni sallatën”/ Kryeministri Edi Rama befason me reagimin e fortë: Nesër, flet qeveria…

27/10/2026
LAJM I MIRË/ Rritet ekonomia! Rama premton rritje rroge, kurse pensionistët…
EDI RAMA

Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri” mbi pagat, kush merr rrogë mbi 700 mijë lekë do të…

27/10/2026
Dalin të dhënat e sondazhit/ Qytetarët zgjedhin, ja kush parti do të fitojë zgjedhjet e “11 Majit”
POLITIKË

Zgjedhjet/ Presidenti Begaj kryen LËVIZJEN e fundit, më datën 30 tetor…

27/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!