Tirana “zien” prej ditësh nga zërat dhe hamendësimet se cilët do të jenë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar.
Vetë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 11 Shtator do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste dhe aty pritet të shpallet dhe qeveria e re.
Mirëpo, teksa kryeqyteti zien e përflet emrat e mundshëm që do të jenë pjesë e ekipit të kryeministrit Edi Rama në këtë mandat të katërt, si askush tjetër, në 35 vite demokraci, një emër i “veçantë” ka mbërritur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Milena Hariton. Ajo ka qenë ministre e Inovacionit në qeverinë “Rama 1” dhe është kushërira e kryeministrit Edi Rama. Mirëpo, pas mandatit të parë, ajo nuk u përfshi më në kabinetet e tjera dhe u zhvendos në Francë.
Gjithashtu Milena Harito ka marrë pjesë ceremoninë përkujtimore për babain e saj, Fatos Harito. Fatos Harito, i ati i ish-ministres Milena Harito dhe doktori i cilësuar si “babai” i mjekësisë ligjore shqiptare, është nga jeta një vit e gjysmë më parë dhe në shenjë mirënjohje për kontributin e tij, salla e leksioneve në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë do të mbajë emrin Fatos Harito.












