Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi ditën e djeshme në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.
Lidhur me këtë dorëzimin e kësaj kërkesë dhe situatën e PD-së të ndarë në dy pjesë, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha se e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situate absurde është gjykata.
“Veprimi i parë që duhet të bëjë KQZ është të verifikojë legjitimitetin e atij që dorëzon materialet, që do të thotë të shkosh në gjykatë ose të konsiderosh atë çfarë thotë Gjykata e Tiranës për kë ajo njeh si drejtues i PD dhe në fakt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Këto janë çudirat e politikës sonë. Për mua është sjellje e papërgjegjshme dhe e qëllimshme nga pala politike brenda PD“, tha Kume.