Më datë 18 janar, Kiara Tito mbush 27 vjeç. Luizi ka menduar që me paratë e buxhetit, të mos blejë asgjë për të ngrënë dhe t’i blejë Kiarës një dhuratë simbolike, për ta bërë të lumtur në 27-vjetorin e saj.
Mendimin e tij ai e ndau me Amosin dhe Dionën dhe tha se për këtë, duhet të bëjnë një mbledhje për ta biseduar më mirë. Luizi sugjeroi që t’i dhuroi Kiarës një byzylyk ose një varëse.
“Unë do ha vetëm makarona por dua ti bëj një dhuratë Kiarës për ditëlindje. Dua të ble diçka një byrzylyk një varëse. Unë buxhetin tim nuk ble asgjë por buxhetin tim, dua të ble një dhuratë për Kiarën. Meqense cigaret na i jep sponsori unë për të ngrënë nuk dua dhe ti ble një dhuratë të vogël Kiarës”, tha Luizi.