Luizi ishte i pari banor që hoqi litarin e lojës të organizuar nga Big Brother Vip, ndonëse u njoftua që nëse e bën një veprim të tillë, del automatikisht në nominim.
Luizi pasi u lirua nga litari i lojës, na tregoi që ka vërtet një zemër të madhe duke ndihmuar të gjithë banorët që janë në lojë, madje Oltës i bëri kafen, kurse Deamishelit i shërbeu mëngjesin. Kushti i lojës me litar është që nëse njëri nga pjestarët ka nevojë të ngrihet, automatikisht edhe pjesa tjetër e grupit duhet të ngrihet pasi ata janë të lidhur me një litar të vetëm.
Ky veprim ndihmues i Luizit i ka habitur të gjithë, madje Olta një konkurente e përbetuar e tij është shprehur: “Çështë ky Luiz që ne nuk e njohim?” (Olta vlerëson ndihmën që Luizi ofroi ndaj gjithë banorëve)












