3 finalistet e Big Brothrt: Efi, Dea dhe Luizi kishin nje mision sekret nga Vellai i Madh. Ata duhet të bindnin Qetsorin që të braktise shtëpinë e Big Brother dhe ne fund pas ofertave tunduse “ia dolen”.
Si duket ofertat që banorët i bënë vlonjatit e kanë bindur Qetsorin që t’i kerkoje Vellait te Madh qe te largohet nga gara. Luizi i ofroi Qetsorit 4500 euro dhe iphone-n që mori dhurate brenda shtëpise, me kushtin që Qetsori të dalë nga shtëpia. Gjithashtu edhe Nita i premtoi Qetsorit se nëse ajo prek finalen do t’i dhurojë atij 2 mije euro.
Qetsori nuk ishte ne dijeni te misionit sekret te banoreve finalist dhe pranoi te braktisë garën duke pranuar ofertat e finalisteve. Pas kesaj, ne shtepi vjen “zarfi i bardhe” qe njofton se finalistet e fituan misionin per te bindur Qetsorin te largohet dhe ne kete menyre cmimit te madh i rritet vlera me 30 mije euro te tjera, kurse Qetsori do te vijoje te qendroje ne gare.












