Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk është më e njëjta. Çifti ka qëndruar distant që nga dita e djeshme e madje nuk kanë biseduar as me njëri-tjetrin, që pas lojës së vajzave.
Sot, Luizi tentoi të bënte një hap, duke përqafuar Kiarën por moderatorja e refuzoi dhe i bëri të ditur se nuk ndihet gati që ta përqafojë e ta puthë. E vetmja banore e cila u mundua t’i pajtonte ishte Ermiona, mirëpo ajo u përjashtua sot nga ‘Big Brother’ pasi theu rregullat.
Luizi: Nuk po të shaj, pse nuk me le te te parqafoj?
Kiara: E kuptoj, po nuk jam gati, as të të përqafoj, as të të puth.
Luizi: Po mirë jam gati unë.
Kiara: Po mirë je gati ti..
Luizi: Po duro përqafimin, se nuk po të jap shpullë.
Kiara: E para, kujto fjalët që të thashë dje. Mbaji vath në vesh, nuk po i zbaton ato që unë të kam thënë. Nuk të them më, nëse nuk e ndjen, mos e bëj. Mos hajde të më përqafosh se nuk më ka kaluar. Vjen sikur nuk ka ndodhur asgjë.