Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete Shqiptarët në këtë sezon të Big Brother mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë.
Luizi mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”.
Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunën
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po…
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.












