Aktorja Olta Gixhari e ka akuzuar shpesheherë produksionin e Big Brotherit, edhe në mënyrë indirekte se bashkëpunon me Luizin.
Rasti i fundit është ai i ditës së sotme, ku ndërkohë që po pastronte dhomën e ndenjës, Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.
“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh. Të kanë përkëdhelur shumë këtu”-u shpreh Olta. Këto ankesa për produksionin dhe sjelljen e Luizit, aktorja i ka thënë edhe në Prime duke theksuar se janë provokime të hapura nga këngëtari.












