Banorët e Big Brotherit janë zgjuar herët, ndërsa grupi Kiara, Olta, Dea dhe Beati kanë dalë në verandë për të pirë kafen e mëngjesit.
Ndërkohë teksa po bën muhabet në grup, Ermiona i bëri një “dhuratë” simbolike Kiarës të cilës i tha se së bashku me Luizin e pret te shtëpia e saj në Itali. Kujtojmë që përveç udhëtimit në Maldive, Luizi fitoi një tjetër lojë duke ngrënë më shumë ëmbëlsira për 30 sekonda. Për këtë Big Brotheri e shpërbleu me një udhëtim në Antalya.
“Do vish te shtëpia ime të rrish, do kesh dhomën tënde, banjën tënde. Do habitesh nga shtëpia. Kur erdhi një shoqe e imja njëherë më bëri llogarinë se sa kam shpenzuar me shopping”, tha Ermiona.