Pas ndryshimeve të bërë në PS në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë.
Rama ka thirrur anëtarët e qeverisë së tij në një takim jo formal në një nga resortet turistike të Tepelenës.
Kreu i qeverisë ka mbërritur gjate paradites se sotme, ndërsa deri më tani kanë mbërritur edhe Taulant Balla, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, ndërsa ministra të tjerë priten në vijim. Në resortin ku do zhvillohet takimi ka nje sigurti te larte dhe e gjithe zona eshte e rrethuar me truproja.
Takimi vjen në fund të këtij sezoni para pushimeve të gushtit dhe pritet të jetë edhe një lajmërim i asaj që mund të ndodhë në muajin shtator.












