Militantët e Sali Berishës ditën e hënë zbresin në terren për të zbatuar porositë e “mosbindjes civile” dhe këtë herë jo thjesht me fjalë, por edhe me vepra. Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon prapaskenat e ‘skenarit destabiliziues’ të opozitës.
Maliqi zbulon opsionet e protestës të së hënës duke nisur që nga “rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t’i pengojë protestuesit në tubimin, i cili është parashikuar të mos ketë asnjë fjalim si herët e tjera, por vetëm përplasje nëpër rrugë“.
I pyetur për situatën brenda PL-së, Maliqi tregon se zonja Monika Kryemadhi nuk ka shkelur më në selinë e partisë që prej nisjes së divorcit me Metën.












