PD-ja e kryesuar nga Lulzim Basha ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur me Giorgia Meloni ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët e paligjshëm.
Marrëveshja mes Ramës dhe Melonisë për menaxhimin e emigracionit ka shkaktuar debat dhe është kundërshtuar ashpër nga opozita shqiptare e cila thekson se kjo mund të cënojë sigurinë kombëtare.
Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama tha se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.












