Të hënën, më 27 shkurt, do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi. Ajo do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë.
Ndërkohë mësohet agjenda dhe disa prej marrëveshjeve dhe memorandumeve, që pritet të nënshkruhen mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Konkretisht, gjatë mbledhjes, pritet të nënshkruhen 9 marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.












