Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse për në Ksamil, një prej zonave më të ngarkuara nga trafiku gjatë sezonit veror.
Sipas ARRSH, rruga e re do të ketë tre korsi, trotuare në të dyja krahët si dhe një korsi biçikletash.
“Filluan punimet për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit duke e kthyer në një rrugë me tre korsi kalimi me trotuare nga të dyja krahët dhe me korsi biçikletash në krahun e djathtë. Tashmë kanë filluar punimet e gërmimit për hapjen e trasesë dhe pastrimi i vegjetacionit të trupit të rrugës. Përfundimi i këtij projekti do të lehtësojë trafikun e mjeteve përgjatë sezonit turistik duke shtuar edhe numrin e turistëve vendas e të huaj që duan të vizitojnë Ksamilin”, njofton ARRSH.












