Monday, April 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Merita që duhet t’i njohim Edi Ramës

by Rilindje
16/10/2024
in BOTA
Merita që duhet t’i njohim Edi Ramës

Më 15 tetor Shqipëria shënoi një moment historik në Procesin e Integrimit Europian. Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e mbledhur në Luksemburg çeli negociatat për grup kapitullin e parë me Shqipërinë që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik si dhe reforma e administratës publike.

Mbyllet kështu një kapitull tjetër ai i pritjes së gjatë, disa herë të merituar e disa herë jo, që Shqipëria ka qenë e detyruar ta vuajë për shumë arsye. Sot është dita të ndjehemi krenarë dhe të gëzuar, por vetëm kaq, sepse, nëse do të na duhet të analizojmë se përse u vonuam kaq shumë dhe përse nuk arrijmë të ndjekim hapat e sigurt të vendeve që zhvillohen më shpejt e më mirë nga ne, atëherë do të na duhet të reflektojmë thellë dhe të bindemi se shkak i kësaj vonese, në më të shumtën e kohës, kemi qenë vetë ne.

Është e thjeshtë sot të fajësosh historinë dhe të kaluarën tënde, megjithëse, në një farë mënyre, ato përcaktojnë edhe antropologjinë e të menduarit kolektiv, por bëhet e vështirë kur analizojmë sot sjelljen e shoqërisë sonë dhe të politikës shqiptare. Përse duhet t’i njohim Edi Ramës një meritë për këtë që ndodhi më 15 tetor dhe cila është ajo ? Shqipëria, pas rënies së diktaturës, është drejtuar nga dy a më shumë ish-komunistë. Sali Berisha që uzurpoi Lëvizjen e Dhjetorit dhe e solli në gjendjen që është sot Partinë Demokratike, vinte nga kultura dhe shkolla e ngurtë e stalinizmit enverian.

Fatos Nano ishte një komunist liberal që në ndryshim nga Berisha e modernizoi partinë e trashëguar nga Enver Hoxha. Kryeministrat e tjerë si Vilson Ahmeti apo Bashkim Fino nuk luajtën ndonjë rol të ndjeshëm në këtë periudhë. Edi Rama është i vetmi kryeministër i tranzicionit që po qeveris në tre mandate dhe nuk ka qenë asnjë ditë komunist. Formimi i tij kulturor e politik, përkundrazi është ushqyer nga vetëdija liberale europiane, antisllave dhe antikomuniste.

Ndaj nuk është rastësi që reformat e guximshme që ai ka ndërmarrë e drejtuar në këta vjet, i bindën më në fund aleatët tanë të Bashkimit Europian që të çelen negociatat. Protagonizmi i Edi Ramës në tranzicionin shqiptar mund të shihet në shumë drejtime. Në një vend demokratik opinionet për një personalitet politik nuk janë asnjëherë homogjene. Veç kësaj, ne, shqiptarët, vuajmë nga kultura e rrafshimit të vlerave dhe nga mosrespektimi i hierarkive. Ne nuk e kemi ndjenjën e imponimit dhe të sugjestionimit ndaj të huajve/ Gazeta Tema

NGA KATEGORIA

Mitsotakis jep LAJMIN E MIRË pas takimit më Ramën: Greqia do të…
BOTA

Mitsotakis jep LAJMIN E MIRË pas takimit më Ramën: Greqia do të…

26/04/2026
Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE jep këtë VENDIM për Qendrat e Gjadrit
BOTA

Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE jep këtë VENDIM për Qendrat e Gjadrit

23/04/2026
“Shtrëngohen masat!”/ Ambasada Amerikane jep paralajmërimin për Shqiptarët…
BOTA

“Shtrëngohen masat!”/ Ambasada Amerikane jep paralajmërimin për Shqiptarët…

23/04/2026
Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…
BOTA

Rama zbulon detaje: Pasi përfundon investimin, mund të marrësh titull…

20/04/2026
“Ditë e mirë për Shqiptarët”/ BE ndez “dritën jeshile”, Rama merr nga Brukseli…
BOTA

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

19/04/2026
Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri
BOTA

Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri

18/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

POLITIKË

Lajm i Fundit/ Aksident me vdekje në aksin kombëtar, e rëndë…

27/04/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Plas në PS! Rama paralajmëron përjashtimin e Spiropalit: Mos bëj…

27/04/2026
Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…
POLITIKË

Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…

27/04/2026
18 muaj në qeli/ VIDEO: Ilir Meta në kafazin e Gjykatës, shihni sa ka ndryshuar ish-Presidenti…
POLITIKË

18 muaj në qeli/ VIDEO: Ilir Meta në kafazin e Gjykatës, shihni sa ka ndryshuar ish-Presidenti…

27/04/2026
Altin Dumani pas kërkesës të Veliajt për ta transmetuar seancën live: S’ndodh as…
POLITIKË

Altin Dumani pas kërkesës të Veliajt për ta transmetuar seancën live: S’ndodh as…

27/04/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…

27/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!