Kiara mes lotësh rrëfen një pjesë ndryshe të jetës së saj jashtë shtëpisë së Big Brotherit. Kiara në dhomën e rrëfimeve foli rreth jetës së saj në “Linjën e jetës së Kiarës”.
Kiara ka rrëfyer dashurinë e madhe që ka për babain dhe si e ka përjetuar distancën nga ai, pasi sic ka rrëfyer ajo kur ishte në moshë dy vjeçe babai i saj është larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë.
“Pas shume përpjekjesh te mamit dhe babit për te patur një fëmijë, erdha ne jete unë. E kam ndier mungesën e babit shume, dhe kur me pyesin pse merzitesh ka qene mungesa e figures se babait, une kam jetuar ne Tirane dhe kur une isha 2 vjece babi jetoi jashtë vendit ne Itali. Ne itali u përballa me shume gjera doja te kthehesha ne vendin tim, kam ankth kam stres u thoja prindërve. I falënderoj shume qe me kane treguar si te jem e forte dhe babit do ja di për ndere gjithmonë”, tregon Kiara.
Kiara zbuloi se prindërve të saj iu desh 16 vite për t’i sjellë asaj një vëlla. Vite më vonë ajo u largua nga Italia dhe iu desh të largohej nga prindërit dhe vëllai i saj i vogël.












