Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani.
Meta tha se Altin Dumani ka tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare të Partisë së Lirisë, pasi sipas tij, synimi është që ta asgjësojnë “Partine e Skraparit”. Madje Ilir Meta kërcënoi bankën e nivelit të dytë që mund ta falimentojë brenda 24 orësh, njësoj si Suden.
“Nje banke e nivelit te dyte, tentative mafioze per te bllokuar levizjet ne llogarite bankare te Partise se Lirise per te krijuar probleme artificiale me pagesat e administrates se PL. Petriti u tregua tropojan tolerant. Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thierje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, ta falimentoj më keq se Suden. Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës, po shkrimin e 28 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekurtuar pluralizmin në Shqipëri”, tha Meta.












