Miliarderi Flavio Briatore është një nga sipërmarrësit më të njohur jo vetëm italianë, por edhe në botë.
I bërë i famshëm nga zbulimi i Michael Shumacherit, me të cilin fitoi dy kampionate të Formula 1 me Benneton, prej vitesh ai është i njohur për brandet botërore turistike si Billionaire, Twiga, Cipriani, Crazy Pizza, emra që mbledhin pasanikët e të gjithë botës nga Montecarlo në Sardegna, nga Kenia në Katar, Londër, Paris e Riad.
Këtë fundjavë, Flavio Briatore ka qenë në Tiranë, ku është takuar në me kryeministrin Edi Rama, që e ka ftuar për një drekë, arsyeja ende nuk dihet.
“Jemi në Shqipëri, jemi mysafirë të Kryeministrit. Kjo është “Casa Italia”. Aty është edhe flamuri ynë, dhe ja kryeministri që po modernizon tërësisht Shqipërinë, do të bëhet një vend i madh, një kryeministër i madh”-tha Briatore.












