Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po zhvillon një vizitë në SHBA, ku ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ministri Manja ka publikuar një foto më Blinken teksa thekson se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që SHBA ka dhënë në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”- shkruan Manja.