Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin pozitiv duke konfirmuar se është kryer me sukses një tjetër ndërhyrje në spitalin e QSUT në kryeqytet.
Rama poston një video teksa shkruan se në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar.
“MIRËMËNGJES me një tjetër episod të veçantë të serisë së ndërhyrjeve të suksesshme të bluzave të bardha të QSUT-së së transformuar rrënjësisht, ku në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama.